Kandidatet per asambleiste ne Prizren avansojne shkathtesite e tyre komunikuese

Trajnime 27.09.2017

Me qëllim që gratë kandidate per anetare te Kuvendit Komunal të jenë më të përgatitura, artikuluara, të kenë vetëbesim në përçimin e mesazheve të tyre tek qytetarët gjatë fushatës elektorale, KDI organizoi trajnimin në të cilin morën pjesë shumë kandidate nga subjektet e ndryshme politike.

Asistenca dhe trajnimet kanë për qëllim t’i ndihmojnë në ndërtimin e shkathtësive komunikuese mbi paraqitjen publike gjatë shpalosjes së platformave politike përballë zgjedhësve të tyre, në media televizive dhe takime të ndryshme zyrtare.

Sipas Demokracisë në Veprim, pjesëmarrja e gruas si folëse në fushatë por edhe si audiencë në zgjedhjet e kaluara parlamentare ishte shumë e ulët, me vetëm 17%. Trendi I përafërt është duke u përsëritur edhe gjatë fushatës për zgjedhjet komunale.