Iniciohet ndërtimi i çerdhes publike në Prizren

29.03.2016

Ofrimi i shërbimeve parashkollore për fëmijët e qytetit të Prizrenit përmes ndërtimit të çerdhes publike është iniciativa e rradhës që ka vënë në lëvizje Grupin e Grave Asambleiste të komunës, të përkrahur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Mungesa e një çerdheje publike shihet si domosdoshmëri për qytetarët e komunës,  në veçanti për gratë e punësuara. GGA dhe KDI do të mobilizohen për të ndikuar në politikat publike që do t’a  përmirësonin kujdesin publik për fëmijët parashkollarë.Grupi i Grave Asambleiste (GGA) ka kërkuar nga KDI asistencë dhe kontribut në hartimin e Planit të Punës për vitin 2016.