KDI ka organizuar sot një tryezë mes përfaqësuesve të komunës së Klinës, përfaqësuesve të OJQ- ve në Klinë dhe qytetarëve me temën “Pjesëmarrja e grave në qeverisjen lokale”.
Pjesë e kësaj tryeze ishte dhe kryetari i komunës së Klinës, z.Zenun Elezaj, i cili duke falënderuar KDI-në për punën dhe mbështetjen që ka dhënë që nga shtatori, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në qeverisen lokale.
Elezaj, u zotua se do të angazhohen për rritje të numrit të grave në qeverisjen lokale duke ftuar dhe inkurajuar gratë që të marrin pjesë në pozita udhëheqëse.
Gra të pranishme në këtë takim theksuan se paragjykimet janë njëri ndër faktorët kryesorë që gratë nuk janë shumë aktive, po ashtu u theksua se gratë janë të anashkaluara edhe sa i përket mbështetjeve të ndonjë projekti.
Në këtë takim u theksua si e domosdoshme krijimi i një rrjeti të përbashkët të grave, në mënyrë që të fuqizohet pjesëmarrje e grave në qeverisjen lokale.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”, që mbështetet nga ambasada britanike në Prishtinë