KDI mbajti tryezë diskutimi në komunën e Kamenicës, së bashku me kryetarin Qëndron Kastrati, zyrtarë komunal, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të kësaj komune për të diskutuar rreth pjesëmarrjes se grave në qeverisjen lokale.
Në tryezë u trajtuan problemet që gratë e kësaj komune kanë dhe për mënyrat se si ato probleme mund të zgjidhen.
Pjesëmarrja e ulët e grave në takime publike, mungesa e çerdheve publike, dhe mungesa e shërbimit gjinekogjik në këtë komunë ishin preokupimet kryesore që u ngritën.