Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Drejtorin për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik të komunës së Prizrenit, ka organizuar takim informues për skemën e ndarjes së granteve “Përkrahja e Zhvillimit të ndërmarrësisë në Komunën e Prizrenit”. Ky takim kishte për qëllim përfshirjen e grave ndërmarrëse në procesin garues si dhe marrjen e informacioneve të detajuara për kriteret dhe procedurat e aplikimit në skemën e granteve si politikë e komunës së Prizrenit që ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e zhvillimit ekonomik lokal.
Në kuadër të këtij takimi, gratë ndërmarrëse dhe përfaqësueset nga organizatat e biznesit, parashtruan pyetje të shumta rreth procedurave, kushteve dhe kritereve e për dhënien e granteve. Gratë ndërmarrëse kanë kërkuar nga DTZHE që të informohen sa më shumë për mundësit dhe politikat e komunës në ndarjen e granteve dhe mbështetjet tjera për biznese që udhëhiqen nga gratë.
Zejxhane Celinaka kërkuar nga DTZHE të shikojnë mundësit e përkrahjes së grave të cilat kanë bizneset e tyre dhe të cilat operojnë nëpër shtëpi dhe këto gra të stimulohen me projekte të caktuara nga komuna.
Përfaqësuesja nga Forumi i Biznesit, duke falënderuar për një organizim të till, propozoi që takimet e tilla të jenë më të shpeshta meqenëse është mungesë e madhe e informacionit për ndarjen e granteve nga komuna e sidomos për gratë ndërmarrëse dhe zanatlinjtë.
Është kërkuar stimulimi më i madh i bizneseve të udhëhequra nga gratë ndërmarrëse sidomos ato artizanale me mundësin e ofrimit të hapësirave për realizimin e aktiviteteve të grave ndërmarrëse. Në kuadër të këtij takimi janë ngritur një mori pyetjesh për kriteret, kushtet dhe procedurat e aplikimit ne grante.