Gratë deputete dhe ato aktiviste që potencialisht mund të jenë kandidate për zgjedhjet e ardhshme në komunat e Vitisë, Kamenicës, Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtimes po ndjekin trajnimet praktike mbi sistemet qeverisëse, platformat politike, udhëheqjen dhe komunikim me publikun .
Këto trajnime kanë për qëllim përgatitjen e tyre për të qenë konkurrente në marrjen e përgjegjësive në politikëbërjen lokale.
Aktivitetet si këto mbështeten nga Helvetas dhe implementohen nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ndërsa ekspertët e fushave përkatëse z. Bekim Baliqi dhe znj. Jehona Lushaku po ndajnë njohuritë dhe përvojat me këto gra. Trajnimet do të vazhdojnë edhe me grupet e tjera të grave nga të gjitha regjionet e Kosovës.