Gara ‘Fotografo korrupsionin’ Aplikoni!

Njoftime 03.11.2020

GARA“Fotografo korrupsionin” #fajikorrupsionit

A din qysh me fotografu t’keqen?

Qysh banesa përballë t’a ka nxanë diellin? Qysh lënda jote po vonohet n’gjykatë? Qysh s’po gjen punë e s’po pranohesh n’fakultet? Qysh djali i kojshisë 17 vjeçar po vozit xhip? Qysh trotuaret e rrugët janë plot gropa? Qysh kodrat po gërryhen e lumenjtë po degradohen? Qysh…..?

Çka tjetër tregon fotografia jote?

Dërgo një ose më shumë foto kreative që ilustron pasojat e korrupsionit dhe fito 300, 200 ose 100 Euro. Tregoi edhe shokut/shoqes!

Konkursi është i hapur nga data 3 deri në 30 nëntor,2020 ndërsa fotografitë duhet të dërgohen në [email protected] së bashku me emrin/mbiemrin/komunën/numrin e telefonit.

Fotografitë do të vlerësohen nga juria profesionale ndërsa tre fituesit shpallen më 9 dhjetor 2020 në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit! Ndërsa ekspozita e fotografive mbahet po atë ditë tek Modelariumi i Muzeut Kombëtar, Prishtinë (përballe Muzeut Kombëtar) nga ora 11:00.

Kushtet:

  • Fotografitë e dërguara duhet të kenë rezolucion të lartë Full HD 1920×1080 px pasi do të ekspozohen edhe të shtypura
  • Fotografitë duhet të bëhen në territorin e Kosovës
  • Fotografitë duhet të jenë të realizuara ekskluzivisht për këtë garë. Nuk pranohen fotografi që kanë qenë pjesë e ndonjë gare të më hershme;
  • Çdo garues duhet të garantoj që fotografia (të) janë bërë me miratim të protagonistëve pasi t’u është garantuar se nuk shkelen të drejtat e tyre, duke përfshirë të drejtën e privatësisë, të drejtën e pronësisë intelektuale, të drejtën e kopjimit të paautorizuar apo ndonjë të drejtë të ndonjë personi të tretë;
  • Aplikuesit duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç
  • Fituesit duhet të jenë të gatshëm të dërgojnë të shkruar ose t’a tregojnë storien prapa fotografive të tyre.

Klauzolë: Me rastin e pjesëmarrjes në këtë garë, garuesi garanton se fotografia e tij dhe në rast se paraqitet çfarëdo kontesti mbi të drejtën e autorit, KDI nuk merr asnjë përgjegjësi. Garuesi në momentin e aplikimit i jep të drejtë Institutit Demokratik të Kosovës KDI që ta përdorë, shpërndaj, shtypë, ta përdorë në raporte, promovim të ndonjë aktiviteti apo rishpërndaj fotografinë, pa pas nevojë të kërkoj leje nga autori.

Çdo kontest që mund të paraqitet në lidhje me këtë garë do të trajtohet në përputhjet me Ligjet e Republikës së Kosovës.

Shumat e çmimeve, janë subjekt i tatimit në fitim.

#hanhankorrupsioni #kerkollogari #fajikorrupsionit #thirr080077777 #raportokorrupsionin

No photo description available.