GARA“Fotografo korrupsionin” #fajikorrupsionit
A din qysh me fotografu t’keqen?
Qysh banesa përballë t’a ka nxanë diellin? Qysh lënda jote po vonohet n’gjykatë? Qysh s’po gjen punë e s’po pranohesh n’fakultet? Qysh djali i kojshisë 17 vjeçar po vozit xhip? Qysh trotuaret e rrugët janë plot gropa? Qysh kodrat po gërryhen e lumenjtë po degradohen? Qysh…..?
Çka tjetër tregon fotografia jote?
Dërgo një ose më shumë foto kreative që ilustron pasojat e korrupsionit dhe fito 300, 200 ose 100 Euro. Tregoi edhe shokut/shoqes!
Konkursi është i hapur nga data 3 deri në 30 nëntor,2020 ndërsa fotografitë duhet të dërgohen në [email protected] së bashku me emrin/mbiemrin/komunën/numrin e telefonit.
Fotografitë do të vlerësohen nga juria profesionale ndërsa tre fituesit shpallen më 9 dhjetor 2020 në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit! Ndërsa ekspozita e fotografive mbahet po atë ditë tek Modelariumi i Muzeut Kombëtar, Prishtinë (përballe Muzeut Kombëtar) nga ora 11:00.
Kushtet:
Klauzolë: Me rastin e pjesëmarrjes në këtë garë, garuesi garanton se fotografia e tij dhe në rast se paraqitet çfarëdo kontesti mbi të drejtën e autorit, KDI nuk merr asnjë përgjegjësi. Garuesi në momentin e aplikimit i jep të drejtë Institutit Demokratik të Kosovës KDI që ta përdorë, shpërndaj, shtypë, ta përdorë në raporte, promovim të ndonjë aktiviteti apo rishpërndaj fotografinë, pa pas nevojë të kërkoj leje nga autori.
Çdo kontest që mund të paraqitet në lidhje me këtë garë do të trajtohet në përputhjet me Ligjet e Republikës së Kosovës.
Shumat e çmimeve, janë subjekt i tatimit në fitim.
#hanhankorrupsioni #kerkollogari #fajikorrupsionit #thirr080077777 #raportokorrupsionin