Më 30 Mars 2010, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosove, kanë organizuar një punëtori me temën ?Plani i Veprimit dhe Përgjegjësit e Komitetit të Komuniteteve? për anëtaret e këtij komitetit të Komunës së Mamushës. Punëtoria ishte e strukturuar në atë mënyrë që të ofroj njohuri themelore jo vetëm mbi aspektet legjislative për funksionimin e këtij mekanizmi në nivel Komunal por edhe bërjen e Planit të Veprimit.
Përfaqësuesi i KDI Z. Kreshnik Basha ka theksuar ?se nëpërmjet këtij aktiviteti të përbashkët të Institutit dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë janë ofruar shembuj praktikë për mënyrën se si duhet të funksionoj ky trup komunal?. Z. Alev Nus zyrtar i misionit të OSBE-së i njoftoi të pranishmit mbi nenet përkatëse të Ligjit për Vetëqeverisje lokale i cili jo vetëm rregullon punën e këtij komiteti por edhe i obligon administratën lokale për të ofruar ndihmësen përkatëse.
Në pjesën e dytë të punëtorisë Z. Basha nga KDI ka prezantuar mënyrat praktike të bërjes së Planit të Veprimit për Komitetin e Komuniteteve dhe së bashku me pjesëmarrësit e punëtorisë kanë përpiluar propozimin e parë të këtij plani. Gjate diskutimeve te bëra me përfaqësuesit e këtij komiteti është theksuar se ka shumë sfida qe e presin këtë komitet dhe se vetëm me përcaktimin e prioriteteve dhe krijimin e një plani te mirëfilltë mund te zgjidhen ato. Në takimin e radhës së këtij komitetit pritet të shqyrtohet më tutje ky plan dhe ti dërgohet Kuvendit Komunal të Mamushës për miratim. Në ditët në vijim me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë pritet të organizohet edhe një vizitë studimore e anëtarëve të këtij komitetit tek Komiteti Komuniteteve në Prizren.