Pjesëmarrja në këtë garë është e thjeshtë: Mjafton të dërgoni fotografi që ilustrojnë pasojat dhe efektet shkatërruese që sjell korrupsioni (p.sh. mungesën e investimeve publike, mungesa e mirëmbajtjes publike, pronat luksoze të qeveritarëve, barnat e kontrabanduara, etj.) ose të dërgoni video që tregojnë se si propozoni të luftohet korrupsioni (p.sh. raportimi i profesorit të korruptuar nga ana e nxënësve, e mjekut të korruptuar nga ana e pacientit dhe ngjashëm) dhe këto materiale t’i dërgoni në adresën elektronike [email protected]. Të njëjtën shpërndajeni në rrjetet sociale si Facebook, Twitter apo Instagram, duke përdorur #fajikorrupsionit
Të gjitha materialet e dërguara sipas kushteve të përgjithshme, do të vlerësohen nga juria profesionale, kurse punimet më të mira do të prezantohen në ekspozitën që do të organizohet me rastin e ndarjes së çmimeve për fituesit e këtyre garave.
Kushtet e përgjithshme të aplikimit
Bashkë me fotografinë/videon, aplikuesit duhet të dërgojnë edhe të dhënat personale si:
Emri, mbiemri, e-mail adresa, dhe numri i telefonit.
Aplikuesit duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç.
Të interesuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte për aplikim:
Me rastin e pjesëmarrjes në këtë garë, garuesi garanton në mënyrë të pakthyeshme, jo komerciale dhe pa privilegje ekskluzive, licencë për Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) që ta përdorë materialin në ditën e dhënies së çmimeve. Kjo licencë përfshinë (por nuk është e kufizuar) në të drejtën e përdorimit, publikimit, riprodhimit në ndonjë dokument, media punuese apo promovim të ndonjë aktiviteti nga KDI.
Çdo kontest që mund të paraqitet në lidhje me këtë garë do të trajtohet në përputhjet me Ligjet e Republikës së Kosovës.
VËMENDJE: Aplikimet pas mbylljes së afatit për aplikim, aplikimet e paqarta, të pakompletuara dhe që nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara, nuk do të merren parasysh!
Materialet për aplikim duhet t’i dërgoni në adresen elektronike: [email protected]duke shënuar në subjekt të e-mailit: Gara për fotografinë; ose Gara për videon (varësisht për cilën garë aplikoni)
Tri punimet më të mira në secilën garë, do të shpërblehen me:
Vendi i I-rë – 300€
Vendi i II-të – 200€
Vendi i III-të – 100€
*Shumat e çmimeve, janë subjekt i tatimit në fitim.
Afati i fundit për aplikim:30 nëntor 2018
Për një të ardhme pa korrupsion!