Fillon gara për fotografinë dhe videon më të mirë kundër korrupsionit

Njoftime 02.11.2018

Pjesëmarrja në këtë garë është e thjeshtë: Mjafton të dërgoni fotografi që ilustrojnë pasojat dhe efektet shkatërruese që sjell korrupsioni (p.sh. mungesën e investimeve publike, mungesa e mirëmbajtjes publike, pronat luksoze të qeveritarëve, barnat e kontrabanduara, etj.) ose të dërgoni video që tregojnë se si propozoni të luftohet korrupsioni (p.sh. raportimi i profesorit të korruptuar nga ana e nxënësve, e mjekut të korruptuar nga ana e pacientit dhe ngjashëm) dhe këto materiale t’i dërgoni në adresën elektronike [email protected]. Të njëjtën shpërndajeni në rrjetet sociale si Facebook, Twitter apo Instagram, duke përdorur #fajikorrupsionit

Të gjitha materialet e dërguara sipas kushteve të përgjithshme, do të vlerësohen nga juria profesionale, kurse punimet më të mira do të prezantohen në ekspozitën që do të organizohet me rastin e ndarjes së çmimeve për fituesit e këtyre garave.

 

Kushtet e përgjithshme të aplikimit

Bashkë me fotografinë/videon, aplikuesit duhet të dërgojnë edhe të dhënat personale si:

Emri, mbiemri, e-mail adresa, dhe numri i telefonit.

Aplikuesit duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç.

Të interesuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte për aplikim:

  • Fotografitë dhe videot duhet të jenë të realizuara ekskluzivisht për këtë garë dhe nuk kanë qenë pjesë e ndonjë garetë mëhershme;
  • Video nuk duhet të jetë më e gjatë se 25 sekonda;
  • Video duhet të përmbaj zërin dhe pamjet e autorit të videos;
  • Video nuk duhet të përmbaj gjuhë të urrejtjes apo shprehje banale;
  • Çdo garues duhet të garantoj se fotografitë dhe videot janë bërë me miratim të protagonistëve pasi t’u jetë garantuar se nuk shkelen të drejtat e tyre, duke përfshirë të drejtën e privatësisë, të drejtën e pronësisë intelektuale, të drejtën e kopjimit të paautorizuar apo ndonjë të drejtë të ndonjë personi të tretë;
  • Fituesit duhet të pajtohen që të mos i keqpërdorin çmimet e fituara;
  • Çdo garues mund të aplikoj me një apo më shumë punime, në njërën apo në të dyja garat

 

Me rastin e pjesëmarrjes në këtë garë, garuesi garanton në mënyrë të pakthyeshme, jo komerciale dhe pa privilegje ekskluzive, licencë për Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) që ta përdorë materialin në ditën e dhënies së çmimeve. Kjo licencë përfshinë (por nuk është e kufizuar) në të drejtën e përdorimit, publikimit, riprodhimit në ndonjë dokument, media punuese apo promovim të ndonjë aktiviteti nga KDI.

 

Çdo kontest që mund të paraqitet në lidhje me këtë garë do të trajtohet në përputhjet me Ligjet e Republikës së Kosovës.

VËMENDJE: Aplikimet pas mbylljes së afatit për aplikim, aplikimet e paqarta, të pakompletuara dhe që nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara, nuk do të merren parasysh!

Materialet për aplikim duhet t’i dërgoni në adresen elektronike: [email protected]duke shënuar në subjekt të e-mailit: Gara për fotografinë; ose Gara për videon (varësisht për cilën garë aplikoni)

 

Tri punimet më të mira në secilën garë, do të shpërblehen me:

Vendi i I-rë – 300€                   

 Vendi i II-të – 200€              

Vendi i III-të – 100€

 

*Shumat e çmimeve, janë subjekt i tatimit në fitim.

 

Afati i fundit për aplikim:30 nëntor 2018

 

Për një të ardhme pa korrupsion!