Ferizajasit e rinj me propozime inovative per kandidatet ne zgjedhjet lokale

18.07.2017

Problemi i hekurudhës në qytet, mungesa e investimeve në shkollat profesionale, përfshirja e inovacionit, mungesa e ndriçimit publik, mos funksionalizimi i objekteve kulturore dhe rinore si teatri, kinemaja apo qendrat rinore,  mungesa e ndërmarrjeve shoqërore për grumbullimin e mbeturinave dhe riciklimit, janë disa nga problemet që të rinjtë nga Komuna e Ferizajt kanë identifikuar gjatë dy ditëve të punëtorisë për politikat e të rinjve, të mbajtur në Ferizaj.

Të rinjtë që morën pjesë në këtë punëtori, ofruan alternativa për zgjidhje mjaft efikase dhe inovatore të këtyre problemeve. Këto alternativa do t’u paraqiten kandidatëve për kryetar të Komunës së Ferizajt, gjatë zgjedhjeve lokale që priten të mbahen me 22 tetor të këtij viti.

 

Këto punëtori janë vazhdimësi e punëtorive për llogaridhënie dhe zhvillohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i votueseve të rijnë për të marrë vendime duke qenë të informuar, dhe duke i ndihmuar ata që t’i mbajnë politikanët llogaridhënës”, që mbështetet nga British Embassy, Pristina.