Duhet të ndryshohen praktikat e kufizimit të pjesëmarrjes se grave në vendimmarrje

16.12.2015

Pavarësisht të drejtave të grave për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në qeverisje apo dhe aftësitë e vullnetin e tyre për t’u dëshmuar si udhëheqëse të suksesshme,  praktikat në shoqërinë tonë, kanë tendencë t'i japin gruas më pak zë politik dhe fuqi të kufizuar vendimmarrëse.

Për të pasur një qeverisje demokratike transparente dhe gjithëpërfshirëse dhe për të garantuar progres në përmbushjen e të drejtave të barabarta për të gjithë pa dallime gjinore duhet që institucionet tona të ndryshojnë praktikat e kufizimit dhe të krijojnë vlera të cilat janë të bazuara në parimet  e strategjisë për integrim gjinor .

Për të dhënë kontribut në integrimet gjinore KDI në bashkëpunim me PEN dhe SiV kanë organizuar punëtori dy ditore me qëllim fuqizimin Grupeve të Grave Asamblesite në fushën e legjislacionit të qeverisjes lokale, parimet bazë të barazisë gjinore, hyrje në strategjinë e integrimit gjinor, përdorimi i mekanizmave avokues për mobilizimin e grave si dhe shkëmbimi i praktikave të grupeve  me komunat tjera.

Grupet e Grave Asambleiste të komunave përkatëse, në kuadër të ideve të tyre për iniciativa të përbashkëta u shprehen të gatshme që të vazhdojnë bashkëpunimin me akterët relevant që idetë e tilla të jetësohen në praktikë.

Grupet e Grave Asambleiste të komunave të regjionit të Prizrenit kanë marrë njohuri rreth legjislacionit për barazi gjinore, legjislacionit për barazi gjinore, parimet bazë të barazisë gjinore dhe hyrje në strategjinë e integrimit gjinor, mekanizmat avokues për mobilizim të grave.

Një nga rezultatet e aktivitetit mbetet edhe shkëmbimi i përvojave në mes grupeve të grave asambleiste në veçanti nga GGA nga komuna e Gjakovës dhe Kamenicës. 

 

Kjo punëtori dy ditore  u  organizua nga Instituti Demokratik I Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Syri Vizion (SiV) dhe Peer Education Netëork (PEN) me Grupet e Grave Asambleiste të komunave të regjionit të Prizrenit,  Zyrat për Barazi Gjinore dhe me Grupet e Grave Asambleiste nga komuna e Gjakovës dhe Kamenicës.