Drejtësi e zbatim i dobët i ligjit dhe sisteme politike të kapura

10.11.2016

Në Bruksel sot është shpalosur raporti i përbashkët për shtatë vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë Turqinë që flet për prirjet dhe sfidat e këtyre vendeve në luftimin e korrupsionit iu ofron qeverive të këtyre vendeve një grup prioritetesh për reforma.

Kosova nuk bën përjashtim në shumicën e gjetjeve që i referohen sistemeve të integritetit kombëtar në këto shtete e që lidhen me drejtësi joefikase dhe zbatim të dobët të ligjit, sisteme politike të kapura dhe media dhe shoqëri civile nën kërcënim.

Raporti është hartuar nga degët dhe partnerët e Transparency International në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë,Mal të Zi, Serbi dhe Turqi, midis viteve 2014 dhe 2015.