Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, do të mbajë tryezë diskutimi me rastin e publikimit të Raportit përfundimtar të vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale 2017.
Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi mbi të gjeturat dhe rekomandimet që dalin nga ky raport, procesin zgjedhor dhe hapjen e debatit për reformën zgjedhore të cilën duhet ta ndërmerr Kosova.
Tryeza mbahet nesër, (e premte, 16 shkurt 2017), nga ora 10:00, në Hotel Sirius, Prishtinë.