DnV: Procesi i numërimit është përmbyllur në mënyrë të rregullt  

17.12.2017

Demokracia në Veprim (DnV) ka vëzhguar edhe procesin e numërimit të votave në 43 vendvotime në Komunën e Istogut, ku është rivotuar për kryetar të komunës. Gjatë procesit të numërimit janë përfillur të gjitha procedurat e numërimit dhe gjithë procesi ka rrjedhur normalisht.

Vendimet për shpalljen e votave të pavlefshme DnV i cilëson si të drejta.
Përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre nuk i kanë kontestuar rezultatet në vendvotimet të cilat DnV i ka vëzhguar.

Meqenëse numri i fletëvotimeve me kusht është më i lartë se sa diferenca e votave në mes të dy kandidatëve, DnV fton subjektet politike që të presin rezultatet zyrtare, të përmbahen nga festa dhe të presin numërimin e të gjitha fletëvotimeve.