DnV drafton modelin e ri të fletëvotimit

Punëtori 11.07.2018

A do të mund një dizajn i ri i fletëvotimeve të reduktojë numrin e madh të fletëvotimeve të pavlefshme në Kosovë? Stafi i KDI-së së bashku me përfaqësues të organizatave të tjera të shoqërisë civile, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ekspertë të komunikimit vizuel, zhvilluan një punëtori gjatë së cilës bashkërisht ofruan pikëpamje lidhur me elementet specifike të cilat duhet t’i përmbajë një fletëvotim. Gjatë ditëve në vijim, ky grup punues do të ofrojë një skicë të modeleve të cilat potencialisht mund të përdoren në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të projektit “Çdo votë duhet të vlejë!”, i cili financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP).