DnV do të vëzhgoj procesin e rivotimit në Istog

Njoftime 16.12.2017

Demokracia në Veprim (DnV), përmes ekipeve mobile do të bëjë vëzhgimin e procesit të rivotimit për kryetar të Komunës së Istogut, të dielën më 17 dhjetor 2017.

DnV ju bën thirrje subjekteve politike dhe institucioneve tjera të përfshira në menaxhimin e zgjedhjeve të tregojnë maturi dhe nivel të lartë të përgjegjësisë për të garantuar një proces demokratik dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke respektuar vullnetin e qytetarëve.

Institucioneve të sigurisë u bënë thirrje të jenë në krye të detyrës për të garantuar atmosferë të qetë zgjedhore.
Po ashtu DnV fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote në këtë komunë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të vendosin për të ardhmen e tyre.