“Transparometri komunal” mbetet një ndër mekanizmat relevant të matjes së transparencës së institucioneve lokale. #KDI gjatë vitit 2018 me qëllim të avancimit të metodologjisë së vlerësimit, ka ndryshuar indikatorët dhe metodën e vlerësimit.
Për këtë qëllim, është organizuar takim me drejtor të drejtorive të administratës si dhe zyrtarë për informim nga komuna e Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Suharekës, Rahovecit dhe Deçanit. Në kuadër të këtij takimi, është bërë validimi i të dhënave të grumbulluara nga institucionet lokale si dhe burimet tjera konform metodologjisë së re të vlerësimit si dhe është diskutuar ndryshimi i metodologjisë së matjes së transparencës.
Pjesëmarrësit në këtë takim, kuptuan metodologjinë e re të vlerësimit të transparencës bazuar në 56 indikatorë matës si dhe vlerësuan bashkëpunimin me organizatat monitoruese në matjen e transparencës së institucioneve lokale.