Deputetët e Kuvendit të Kosovës diskutojnë me këshilltarët komunal dhe shoqërinë civile të Vushtrrisë

01.01.2011

Vushtrri, 13 prill 2010. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar të martën në Vushtrri, një tryezë me temën ?Puna e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë?. Qëllimi i tryezës ishte që të shkëmbeheshin informata ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile të Vushtrrisë.

Panelistë në këtë tryezë ishin: Myrvete Pantina dhe Naim Rrustemi, deputet të Kuvendit të Kosovës. Të pranishëm të tjerë në këtë tryezë ishin këshilltarë të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, përfaqësues të shoqërisë civile,përfaqësues të partive politike, tj.
Të pranishmit në këtë tryezë patën kritika për sa i përket punës së Kuvendit të Kosovës lidhur me mekanizmat për bashkëpunim me qytetarët dhe në përgjithësi me bazën prej nga vijnë deputetët. Po ashtu për punën e Kuvendit të Kosovës jo gjithherë të kënaqur u deklaruan edhe panelistët të cilët numëruan një varg problemesh për sa i përket mundësive për të qenë deputetët me afër problemeve të qytetarëve.
Pjesëmarrësit në tryezë shtuan se Kuvendi duhet të bëjë shumë më shumë për sa i përket çështjeve sociale, bujqësisë, sundimit të ligjit, privatizimit, përfaqësimit proporcional të të gjitha qyteteve, ndarjeve buxhetore, rrymës, personave me nevoja të veçanta, etj.
Në këtë takim u diskutua edhe për zyrën e deputetëve të cilën e ka ndarë Kuvendi Komunal për deputetët e qytetit të Vushtrrisë për të cilën duhet më tepër përkrahje pasi që aktualisht ajo është e hapur vetëm në kohën kur deputetët (Myrvete Pantina) kanë kohë të lirë, pasi mungojnë mjetet financiare për të pasur staf të rregullt.

Rekomandimet që dolën nga kjo tryezë janë:

  1. Të rishikohet sistemi zgjedhorë, në mënyrë që Deputetët të jenë më të lidhur për zonat e tyre;
  2. Kuvendi i Kosovës ti japë përkrahje më të madhe Bujqësisë së vendit;
  3. Kuvendi të diskutoj më tepër lidhur me problemet sociale;
  4. Te kemi Ligjin për Sigurimet Shëndetësore;
  5. Kuvendi i Kosovës të bëjë më tepër lidhur me personat me nevoja të veçantë, në mënyrë që të kenë qasje me të madhe në institucionet publike;
  6. Të themelohet një televizion që transmeton ekskluzivisht dhe vetëm punimet e Kuvendit.

Kjo tryezë zhvillohet në kuadër të projektit Mbikëqyrja e brendshme, pjesëmarrja e qytetarëve dhe llogaridhënia për të forcuar qeverisjen e mirë, që përkrahet nga National Endowment for Democracy (NED), Institu te for Sustainable Communities (ISC) dhe The Balkan Trust for Democracy (BTD).