Deputete nga Parlamenti i Bavarise vizitojne KDI-ne

28.06.2017

Anëtarë të Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa në Parlamentin Shtetëror të Bavarisë vizituan sot Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), për të parë nga afër punën e KDI-së në raport me demokratizimin dhe praktikat parlamentare, monitorimin e zgjedhjeve, luftën kundër korrupsionit, procesin e dialogut si dhe projektet që lidhen me të rinjtë.

Përfaqësuesit e KDI-së, shpjeguan para delegacionit bavarez angazhimin e shoqërisë civile në Kosovë për zhvillimin e demokracisë, ndikimin në rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së institucioneve qeveritare dhe Kuvendit me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të këtyre institucioneve.

Deputetët bavarez, vlerësuan lartë punën e KDI-së dhe angazhimin e shoqërisë civile në përgjithësi në Kosovë në demokratizimin e vendit. Ata shprehën  interes të dinë më tepër lidhur me angazhimin e KDI-së nëpërmjet pesë programeve me theks të veçantë për projektet që lidhen me të rinjtë.

Po ashtu delegacioni nga Parliamenti baravez shprehën gatishmërinë e tyre për të  shkëmbyer përvojat dhe për të bashkëpunuar në forcimin e mëtejmë të sektorit të shoqërisë civile në Kosovë.