Organizatorët themelues të platformës Frontline Voices in the Summit for Democracy (Zërat e vijës së parë të frontit në Samitin për Demokracinë) mirëpresin qëllimin e Presidentit Joe Biden për t’u përfshirë në një diskutim global rreth demokracisë dhe për të eksploruar mënyra në të cilat ne mund të forcojmë kolektivisht praktikën demokratike, jetën dhe shoqëritë.
Ne e përshëndesim përkushtimin për t’na angazhuar që të punojmë në ndërtimin, forcimin dhe promovimin e vlerave demokratike në komunitetet tona, kombet dhe rajonet tona.
Në mbështetje të Samitit global për Demokracinë, organizatat tona i bëjnë thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të siguruar që aktivistët e vijës së parë të frontit të dëgjohen ndërsa përvojat dhe aspiratat tona të pasqyrohen në mënyrë thelbësore në këtë dialog. Si përfaqësues të demokracive kombëtare dhe rajonale dhe organizatave të të drejtave të njeriut, ne besojmë se një ngjarje e rallë si kjo kërkon qasje inovative dhe një partneritet të barabartë midis përfaqësuesve të qeverive dhe organizatave joqeveritare.
Ne ftojmë komunitetin botëror të praktikuesve të demokracisë që t’u bashkohen thirrjeve dhe përpjekjeve tona për të siguruar që rezultatet e një dialogu global të kenë ndikim të qëndrueshëm në mbrojtjen dhe zgjerimin e të drejtave dhe lirive demokratike.
Në ditët në vazhdim, platforma jonë “Frontline Voices in the Summit for Democracy” do të angazhojë rrjetet tona globale të aktivistëve për të diskutuar prioritetet dhe strategjitë për të mbrojtur pjesëmarrjen e mirëfilltë dhe kuptimplote të organizatave kombëtare si partnerë në Samitin për Demokraci. Në fund të fundit, ne jemi organizatat që do të monitorojmë dhe mbajmë përgjegjës angazhimet e qeverive tona në secilin samit.
Ne avokojmë që pika fillestare e çdo diskutimi mbi demokracinë të përqendrohet në vlerat e të drejtave themelore të njeriut. Ky diskutim duhet të përballet me pengesat dhe sulmet ndaj të drejtave demokratike dhe të njeriut. Stabiliteti politik lind në themelet e shoqërive të bazuara në të drejta që nuk duhet të flijohen për qëllime politike.
Organizatat e nënshkruara:
Adawaa Rights
Algjeri
Qendra Al Hayat
Jordani
Lëvizja December 24th
Libi
Fondacioni për Dinjitetin Global të Njeriut
Maltë
Instituti Demokratik i Kosovës
Kosovë
Shoqata Libaneze për Zgjedhje Demokratike
Liban
Organizata Libaneze për Zhvillim
Libi
Madaniyat
Liban
Qendra Madarat për Zhvillim Komunitar
Palestinë
Mourakiboun
Tunizi
Phiren Amenca International Network
Hungari
Fondacioni Rosa Parks
Hungari
Organizata Tammuz
Irak
Qendra e Grave për Udhëzime dhe Ndërgjegjësim Ligjor
Egjipt
Frontline Voices in the Summit for Democracy
Organizatorët themelues |
|
[Vendosni emrin e kontaktit dhe koordinatat] Adawaa Rights Algjeri |
Nada Anid, Founder +961 3 294 028 Madaniyat Liban |
Dr. Amer Bani AmerThemelues dhe drejtor Qendra Al Hayat Jordani |
Riyad Khanfar, GM +970599285932 Qendra Madarat për Zhvillim Komunitar Palestinë |
Dr. Lamees BenSaad
+218912151619 Lëvizja December 24th Libi |
[Vendosni emrin e kontaktit dhe koordinatat]
Mourakiboun Tunizi
|
Carlo Binda, Themelues +356 99321663 Fondacioni për Dinjitetin Global të Njeriut Maltë |
Marietta Herfort, Drejtoreshë menaxhuese Phiren Amenca International Network Hungari
|
Ismet Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv
Instituti Demokratik i Kosovës Kosovë |
Adel Kegye, Kryetare Fondacioni Rosa Parks Hungari |
Aly Sleem
Shoqata Libaneze për Zgjedhje Demokratike Liban
|
[Vendosni emrin e kontaktit dhe koordinatat] Organizata Tammuz Irak |
Salah Ashhoub Organizata Libaneze për Zhvillim Libi |
Reda El Danbouki, Drejtor Ekzekutiv Qendra e Grave për Udhëzime dhe Ndërgjegjësim Ligjor Egjipt |
|
Historiku:
Gjatë Fushatës Presidenciale 2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidati Joe Biden paraqiti një plan të titulluar “FUQIA E SHEMBULLIT TË AMERIKËS: PLANI I BIDEN PËR UDHËHEQJEN E BOTËS DEMOKRATIKE PËR TË TEJKALUAR SFIDAT E SHEKULLIT 21”
Burimi: https://joebiden.com/americanleadership/
“Duke ndërmarrë këto hapa thelbësorë për të përforcuar themelin demokratik të vendit tonë dhe për të frymëzuar veprime tek të tjerët, Presidenti Biden do të organizojë dhe presë një Samit global për Demokraci për të ripërtërirë frymën dhe qëllimin e përbashkët të kombeve të Botës së Lirë. Gjatë vitit të tij të parë në detyrë, Presidenti Biden do të sjellë së bashku demokracitë e botës për të forcuar institucionet tona demokratike, të ndeshet me ndershmëri me sfidën e kombeve që po zmbrapsen dhe të krijojë një agjendë të përbashkët për të adresuar kërcënimet ndaj vlerave tona të përbashkëta.
Më 4 maj, 2021 pesëmbëdhjetë organizata që punojnë për të drejtat e njeriut dhe të komunitetit, zhvillimin demokratik dhe zgjedhjet dhe antikorrupsionin u bashkuan së bashku për të siguruar që zërat e vijës së frontit të dëgjohen në Samitin e propozuar për Demokracinë. Pjesëmarrësit në këtë diskutim fillestar u bëjnë thirrje organizatave të tjera të përqendruara në të drejtat e njeriut dhe demokracisë që të bashkohen në platformë dhe të përfshihen në këto diskutime kritike dhe avokim. Kjo mundësi unike duhet të ketë çdo mundësi për të pasur sukses, dhe ithtarët e saj duhet të përfaqësojnë aktivizmin e rrënjëve të mirëfillta.