Me qëllim të sensibilizimit dhe edukimit të rinjve për pasojat dhe dëmet që korrupsioni prodhon ne shoqëri, KDI është duke zhvilluar takime me nxënës të gjimazeve nëpër gjithë Kosovën.
Nxënësit e gjimnazit të Kamenicës sot janë njoftuar për së afërmi me nocionet e integritetit, masat e nevojshme për parandalimin e korrupsionit dhe asistencën ligjore që KDI ofron për viktimat dhe denoncuesit e korrupsionit.