Mungesa e investimeve në infrastrukturën shkollore, mungesa e rrugëve lokale, ndriçimit publik, kanalizimit, furnizimit me rrymë të tensionit të ultë, rreziku nga vërshimet janë ndër shqetësimet kryesore të banorëve të fshatit Xërxe nga Komuna e Rahovecit. Këto i bënë të ditura gjatë një takimi të organizuar nga #KDI me qëllim të identifikimit të çështjeve prioritare të banorëve të këtij lokaliteti dhe adresimin e tyre tek institucionet kompetente.
Përkundër asaj që afro 700 nxënësve që vijojnë shkollën në këtë lokalitet, objekti nuk ka pasur investime prej kohësh i cili aktualisht nuk plotëson kërkesat për një mësim nxënie dhe mësimdhënie efektive. Andaj, banorët e këtij lokaliteti kanë identifikuar objektin shkollor si prioritet i cili duhet të rinovohet komplet për shkak të vjetërsisë ose ndërtohet objekti i ri.
Ata po ashtu kanë kërkuar që të bëhet monitorim i investimeve kapitale pasi që po karakterizohen me kualitet të dobët, të përfshihet komuniteti gjatë procesit të realizimit të projekteve dhe ankesat të merren parasysh kurdo që adresohen në drejtim të komunës.