Prizren, 14 shkurt 2011. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka hartuar analizën krahasuese nga puna e komunave të Regjionit të Prizrenit, bartja e kompetencave nga niveli qendror në nivel lokal që ka përcjell procesi i decentralizimi në fushën e pylltarisë si dhe proceset buxhetore nëpër komuna gjatë vitit 2010.
Gjatë vitit 2010, në kuvendet e komunave të Regjionit të Prizrenit janë thirrur gjithsej 62 mbledhje. Një nga seancat e thirrura ka dështuar ndërsa seancat tjera kanë qenë të rregullta në përjashtim të kuvendit të komunës së Prizrenit.
Duke marrë parasysh që ligji i ri për pyjet është në përpilim dhe pritet të miratohet nga legjislatura e re duhet që komunat të kenë kompetenca më të përcaktuara në drejtim të menaxhimit të pyjeve. Përderisa Ministria duhet të jetë në rolin jo vetëm te hartimit dhe zbatimit të planeve investuese por edhe monitorimit dhe kontrollimit mbi menaxhimin e pyjeve nga Komunat; komunat duhet të fokusohen në hartimin e planeve menaxhuese ne nivel lokal për shfrytëzimin e pyjeve.
Trendi i realizimit të buxhetit
- Komuna e Prizrenit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2010 ka realizuar 42.50 % të buxhetit të planifikuara për gjithë vitin ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ka realizuar 98.36 % të buxhetit të planifikuar për tërë vitin 2010.
- Komuna e Suharekës, gjate gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 ka realizuar 33.70 % të buxhetit të planifikuara për gjithë vitin ndërsa në gjashtë mujorin e dytë të vitit ka realizuar 97.81 % të buxhetit të planifikuar për tërë vitin 2010
- Komuna e Rahovecit, gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 ka realizuar 33.10 % të buxhetit të planifikuara për gjithë vitin ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ka realizuar 96.62 % të buxhetit të planifikuar për tërë vitin 2010.
- Komuna e Malishevës, gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 ka realizuar 45.90 % të buxhetit të planifikuar për gjithë vitin 2010 ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ka realizuar vetëm 101.7 % të buxhetit të planifikuar për tërë vitin 2010.
- Komuna e Dragashit,gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 ka realizuar 63.40 % të buxhetit të planifikuara për gjithë vitin ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ka realizuar 106.62 % të buxhetit të planifikuar për tërë vitin 2010.
- Komuna e Mamushës, gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 ka realizuar 41.10 % të buxhetit të planifikuara për gjithë vitin ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ka realizuar 90.38 % të buxhetit të planifikuar për tërë vitin 2010.
Trendi i realizimit të të hyrave
- Komuna e Prizrenit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2010 ka realizuar 37.60 % të të hyrave vetanake të planifikuara për gjithë vitin ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ka realizuar 104.59 % të të hyrave vetanake duke tejkaluar edhe parashikimet për tërë vitin 2010.
- Komuna e Suharekës, gjate gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 ka realizuar 54.50 % të të hyrave vetanake të planifikuara për gjithë vitin ndërsa në gjashtë mujorin e dytë të vitit ka realizuar 106.38 % të të hyrave vetanake duke tejkaluar edhe parashikimet për tërë vitin 2010.
- Komuna e Rahovecit, gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 ka realizuar 37.80 % të të hyrave vetanake të planifikuara për gjithë vitin ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ka realizuar 111.49 % të të hyrave vetanake duke tejkaluar edhe parashikimet për tërë vitin 2010.
- Komuna e Malishevës, gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 ka realizuar 44.10 % të të hyrave vetanake të planifikuar për gjithë vitin 2010 ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ka realizuar vetëm 68.14 % duke mos e arritur parashikimet për vitin 2010.
- Komuna e Dragashit,gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 ka realizuar 43.50 % të të hyrave vëtanake të planifikuara për gjithë vitin ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ka realizuar 111.11 % të të hyrave vetanake duke tejkaluar parashikimet për tërë vitin 2010.
- Komuna e Mamushës, gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 ka realizuar 19.70 % të të hyrave vetanake të planifikuara për gjithë vitin ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ka realizuar 43.58 % të të hyrave vetanake duke mos arritur ti realizoj parashikimet e inkasimit të të hyrave për vitin 2010.
Nga kjo mund të konkludojmë se Komuna e Mamushës dhe e Malishevës nuk kanë arritur ti inkasojnë të hyrat vëtanake të planifikuara për vitin 2010 të cilat ishin miratuar në vitin 2009 për vitin 2010.
Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit ?Pjesëmarrja qytetare dhe principet për një qeverisje të mirë? të mbështetur nga Olof Palme Center (OPIC)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është OJQ vendore e cila ka për mision të ofrojë mbështetje në zhvillimin e demokracisë përmes fuqizimit dhe ndikimit të sektorit joqeveritar në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së institucioneve qeveritare.
Merrni publikimin këtu