Ambienti, diskriminimi gjate ndarjes buxhetore dhe mos përcaktimi i kufijve administrative – Brenga te qytetareve te Fushe-Kosovës

01.01.2011

Fushe-Kosove 27 Tetor 2010. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar të mërkurën një tryezë me temën ?Përfaqësimi i interesave të qytetarëve të Komunës se Fushe-Kosovës në Kuvendin e Kosovës?. Qëllimi i kësaj tryeze ishte që të shkëmbeheshin informata ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile të Komunës së Fushe-Kosovës.

Folësit në këtë takim ishin deputetja e Kuvendit të Kosovës: znj. Melihate Tërmkolli dhe z. Jakup Tërrnava ? kryesues i Asamblesë Komunale te Fushe-Kosovës. Pjesëmarrës të tjerë ishin këshilltarët e Kuvendit Komunal, shoqëria civile dhe media që veprojnë në këtë qytet. Gjate prezantimit te tyre, folësit ndan mendimin se bashkëpunimi ne mes nivelit qendror dhe atij lokal nuk është në nivel të duhur, duke theksuar kjo është rezultat i ndarjes së Kosovës në një zone zgjedhore. Siç është theksuar, sistemi zgjedhor me një zone është shkaktar që kemi një mungesë te përgjegjësisë së deputeteve ndaj qytetareve; posaçërisht si shembull konkret është marr edhe ndotja e ambientit me te cilën ballafaqohet kjo komune (siç janë ujërat e zeza dhe ndotja nga Obiliqi) dhe e cila nuk ka marr përkrahje nga parlamenti i Kosovës.

Nënkryetari i Komunës z. Fadil Krasniqi, theksoi se komuna e Fushe-Kosovës është e diskriminuar edhe me ndarjet buxhetore që i bëhen asaj nga niveli qendror, e cila ndarje bazohet ne regjistrimin e popullsisë qe nuk korrespondon me realitetin në terren. Po ashtu është theksuar që kjo komunë është duke u ballafaquar me probleme të gjenerimit të të hyrave, që rrjedhin nga mos përcaktimi i kufijve administrative te kësaj komune kundrejt asaj te Prishtinës.

Në fund te gjithë pjesëmarrësit u pajtuan me domosdoshmërinë për krijimin dhe forcimin e dialogut ne mes parlamentareve dhe qytetareve me qëllim të krijimit to politikave të mirëfillta dhe përfaqësimit më të denjë të interesave të qytetareve.

Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit 😕 Fuqizimi i qeverisjes së mirë, përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje?, mbështetur nga Institute for Sustainable Communities (ISC), National Endowment for Democracy (NED) dhe Ambasada Mbretërore Norvegjeze.