sq
Regjistrohu

KDI organizon tryezë diskutimi lidhur me nevojen e rritjes së numrit të inspektoreve të punës

Tryeza 10.12.2021

Në Ditën Ndërkonbëtare për të Drejtat e Njeriut KDI, bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, Sindikatën e punëtorëve të sektorit privat, Inspektoriatin e Punës dhe OJQ-të kanë diskutuar për mundësitë e adresimit të shkeljeve enorme të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, përmes propozimit për rritjen e numrit të inspektorëve të punës.

“Më shumë inspektime apo më shumë inspektorë?!” ishte titulli i punimit diskutues të cilin KDI sot e prezantoi, ku ndër tjera shpalosi opcionet/koston oportune nga një prezencë dhe efikasitet më i madh i inspektorëve të punës në terren.

Nevoja e rritjes së numrit të inspektoreve te punës e konsiderua si masë emergjente edhe nga deputet e Kuvendit nga rradhët e pozitës dhe opozitës, të cilët u zotuan se do të kërkojnë që kjo kërkesë buxhetore të adresohet para miratimit te projektbuxhetit për vitin 2022.

KDI kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që në afatin më të shpejtë të miratojnë politika buxhetore që mbështesin rritjen e numrit te inspektorëve te punës në mënyre që punëtorët të gëzojnë dinjitet, shëndet e siguri në punë dhe të ulet informaliteti në tregun e punës.