NDIKIMI I KORRUPSIONIT NE MJEDIS-tema e fotogarës se sivjetme #faji i korrupsionit 2023

19.12.2023
Sot, KDI shënoi 9 dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, duke ndarë çmimet për fotografitë fituese të garës #fajiikossupsionit, për vitin 2023.
Ky është viti i nëntë që #KDI organizon garën tradicionale të fotografisë më të vetmin qëllim – të nxisë pjesëmarrjen e publikut të gjerë në luftën kundër korrupsionit, duke ofruar hapësirë për qytetarët për të ndarë perspektivat e tyre për korrupsionin në forma alternative?.
Për dallim nga vitet e kaluara, gara e fotografisë këtë vit kishte për tematikë shfaqjen e pasojave të korrupsionit në mjedis (ambient) ??– për t’iu dhënë qytetarëve mundësi që të raportojnë shkatërrimet mjedisore dhe të ilustrojnë se si korrupsioni ka ndikim kudo – në ambientin që na rrethon, ku jetojmë dhe punojmë.
Duke shkrepur një fotografi të një deponie mbeturinash nga një cep rruge, një fotografi nga fabrika që derdhë mbetjet në ujin e pijshëm, apo një fotografi të shtëpive private që shfrytëzojnë lëndë djegëse për ngrohje, e deri tek komuna që jep në shfrytëzim zonën e mbrojtur mjedisore për përdorim personal, qytetarët kanë arritur që përmes fotografisë të shfaqin pasojat se si korrupsioni ndikon në ambientin ku jetojmë, dhe se si fatkeqësisht secili prej nesh ballafaqohet me korrupsionin çdo ditë.
Në kuadër të garës #fajiikorrupsionit 2023, KDI ka pranuar rreth 30 fotografi, të cilat kanë shpërfaqur pasojat e korrupsionit në mjedis. Në mesin e tyre, KDI ka përzgjedhur si fotografi fituese ato të dërguara nga:
?Arian Hajdaraj
?Lum Jakupi
?Adem Lushaj
?KDI falënderon të gjithë pjesëmarrësit tjerë që përmes fotografisë kanë ilustruar pasojat e korrupsionit në mjedis dhe kanë raportuar korrupsionin !