Sot, KDI ka organizuar një takim mes përfaqësuesve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe përfaqësuesve nga dega e Transparency International në Çeki për shkëmbim të përvojave sa i përket fushës së transparencës së financave të subjekteve politike.
Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësuesit e grupeve parlamentare në dy komisionet parlamentare të lartpërmendura, znj.Yllza Hoti dhe z.Eman Rrahmani nga LVV, z.Mërgim Lushtaku nga PDK, znj. Hykmete Bajrami nga LDK, z.Pal Lekaj nga AAK.
Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohet për çështjet që ndërlidhen me financimin e subjekteve politike siç janë: mënyrën e shpërndarjes të financave brenda partisë për kandidatët/deputetët, çështja e financimit individual, mbështetja financiare e grave brenda partive politike, nevoja për hapje/ bërjen publike të llogarive bankare të partive politike, çështja e përzgjedhjes së auditorëve nga Kuvendi për auditimin e shpenzimeve të subjekteve politike gjatë proceseve zgjedhore.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga TI Çekia, Ond?eji Okal and Va?lav Krejcar kanë njoftuar deputetët që janë pjesë e dy komisioneve të lartpërmendura lidhur me praktikat e mira të rregullimit të transparencës financiare të subjekteve politike që do të mund të përfshiheshin në Ligjin që e rregullon këtë çështje.
Ky takim është organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke në
kuadër të Programit për Promovimin e Tranzicionit përmes projektit SE.S.TRA. të implementuar në
bashkëpunim me Transparency International Czech Republic.