Po vazhdojnë diskutimet publike mes qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ngritje të llogaridhënies dhe transparencës së Kuvendit. Takimi i radhës u mbajt në komunën e #Mitrovicës ku ishin prezentë deputetët: Fjolla Ujkani (LVV), Gazmend Gjyshinca (LVV) dhe Valdete Idrizi (PDK).
Gjatë këtij diskutimi publik të bashkëorganizuar nga #KDI dhe #Mundësia, qytetarët parashtruan një sërë kërkesash e rekomandimesh për deputetët e pranishëm. Disa prej çështjeve kryesore të këtij diskutimi ishin investimet infrastrukturore me theks të veçantë ndarja e buxhetit për përfundimin e rrugës regjionale Prishtinë – Mitrovicë, çështja e beneficioneve për familjarët e të zhdukurëve gjatë luftës, çështja e politizimit në rekrutim të stafit akademik dhe menaxhmentit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, nevoja për amendamentimin e Ligjit për pensione, me fokus rregullimin e kritereve për përvojën e punës si dhe klasifikimin në bazë të profesioneve. Gjithashtu u diskutua edhe gjendjen e zonave të thella rurale të kësaj komune dhe nevoja për investime në zona strategjike si masë parandaluese për shpopullim të atyre zonave etj.
Këto çështje, deputetët prezentë u zotuan se do t’i ngrisin në Kuvend.