KDI ka mbajtur trajnimin e radhës për monitorim të punës së Kuvendit të Kosovës me grupin e dytë prej 25 studentëve.
Monitoruesit e rinj po marrin të dhëna të detajuara mbi strukturën, përbërjen, funksionin dhe monitorimin e Kuvendit.
Po ashtu ata janë duke u trajnuar për mënyrën e futjes së të dhënave në platformën e KDI-së “Vota Ime”, plotësimin e formularëve për monitorim dhe raportim si dhe çështje të tjera praktike rreth monitorimit të punës së Kuvendit.
Ky trajnim zhvillohet në kuadër të projektit dy-vjeçar për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës dhe rritjes së pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe llogaridhënies së të zgjedhurve, financuar nga #UNDEF. Përmes këtij projekti KDI do të angazhojë 100 studentë të shkencave sociale nga universitetet publike dhe private për të monitoruar punën e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare.