Problemet infrastrukturore si shqetësim i komunitetit turk në Prizren

Takime 30.07.2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vazhduar me mbajtjen e takimeve me qëllim të identifikimit të çështjeve që prekin interesin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në komunën e Prizrenit. Në këtë takim pjesëmarrës ishin komuniteti turk, nga lagjet e ndryshme të komunës së Prizrenit.

Anëtarët e komunitetit turk theksuan probleme të mëdha infrastrukturore në lagjet ku kryesisht jetojnë. Ndër të tjera, ata theksuan problemet si në vijim:  problemet me trotuaret në shumë rrugat dhe lagjet e qytetit, numri i madhe i qeneve endacak, ndërtimi i një parku në lagjen “Lakuriq” mungesa e sinjalizimin e duhur në disa lagje sidomos afër shkollave, problemet me tubimin e mbeturinave ne disa lagje, diskriminimin në përdorimin e gjuhëve në disa institucione siq janë: QKMF, QMF, dhe Spital, mosfunksionimi i semaforeve në disa rrugët në qytetin e Prizrenit deri tek problemin e zhurmës së kafiqeve në disa lagje dhe probleme të tjerë etj..

Ky aktivitet është ndërmarr në kuadër të projektit “Së bashku mundemi” i cili mbështet nga Ambasada Çeke, që si objektiv kryesor ka mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në informim dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse në nivel komunal.