Nisin takimet me komuna për planifikimin e dëgjimeve buxhetore

Takime 29.07.2019

KDI ka nisur takimet me zyrtarët/et komunalë për hartimin e planit të veprimit për dëgjimet buxhetore dhe planifikimet për organizimin e këtyre takimeve.

Gjatë javës që shkoi janë zhvilluar tri takime të ndara, me përfaqësues të Komunës së #Mitrovicës#Dragashit dhe #Kamenicës. Aty është prezantuar dhe diskutuar katalogu i çështjeve të identifikuara nga hulumtimi në terren në 11 komuna të #Kosovës: Mitrovicë, Drenas, Obiliq, Malishevë, Klinë, Mamushë, Dragash, Shtërpcë, Graçanicë, Viti dhe Kamenicë. Hulumtimi i problemeve dhe prioriteteve të qytetarëve në terren është realizuar brenda periudhës tre mujore prill, maj dhe qershor 2019. Ky hulumtim është realizuar me qëllim që ta rrisë vetëdijen qytetare dhe institucionale për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në konsultime publike.

Po ashtu gjatë këtyre takimeve janë diskutuar edhe përvojat edhe planet e komunave për dëgjimet buxhetore si dhe përfshirja e qytetarëve në këto takime. Nga ana tjetër përfaqësuesit komunalë kanë mirëpritur bashkëpunimin e KDI-së, në hartimin e planit të veprimit për organizimin e dëgjimeve buxhetore në lokalitete të caktuara.

Gjatë ditëve në vijim do të publikohet edhe katalogu i çështjeve për këto komuna.

Ky projekt mbështetet nga British Embassy, Pristina