Ndryshimet rregullative obligojnë publikimin e kontratave në “e-Prokurimi”

Njoftime 01.09.2018

Të hënën, me 3 shtator 2018, do të hyjnë në fuqi ndryshimet në Rregulloren dhe Udhëzuesin Operativ të Prokurimit Publik A01 (Neni 22, paragrafi f), të cilat obligojnë Autoritetet Kontraktuese që të publikojnë kontratat në platformën e prokurimit elektronik, e-Prokurimi.

Në prill 2018, KDI, përmes publikimit të analizës “Premtimet e papërmbushura” ndër tjerash kishte rekomanduar hapjen e kontratave publike për qytetarët dhe inicimin sa më të shpejtë të ndryshimeve ligjore që rregullojnë këtë çështje.

Hapja e kontratave për publikun është një hap i shumë i rëndësishëm në rritjen e transparencës në shpenzimin e parasë publike përmes prokurimit publik.

KDI inkurajon institucionet që edhe më tej të investojnë dhe avansojnë ë rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në prokurim publik.

Analizën e plotë të KDI-së “Premtimet e papërmbushura” mund t’a shfletoni në linkun:

http://kdi-kosova.org/…/premtimet-e-papermbushura-e-prokuri…

Ndërsa ndryshimet në Rregulloren dhe Udhëzuesin Operativ A01 mund t’i gjeni në linkun:

https://krpp.rks-gov.net/…/Pa…/File/2018/08/RUOPP3092018.pdf