Mbahet trajnimi për avokim me 11 organizata partnere

Trajnime 08.01.2020

Në kuadër të Projektit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë”, KDI po mbanë trajnimin e radhës për avokim, për përfaqësuesit e 11 organizatave partnere që janë pjesë e implementimit të këtij projekti.

Ky trajnim ka për qëllim që të shtojë përpjekjet për avokim në drejtim të realizimit të kërkesave të nivelit lokal, nga ana e Kuvendit dhe deputetëve.

Pas këtij trajnimi dyditor KDI dhe partnerët do të fillojnë ciklin e dytë të diskutimeve publike më të zgjedhurit dhe kësaj radhe përballë qytetarëve do të jenë deputetët e zgjedhur për herë të parë.