Mbahet seminar mbi hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit në Kosovë, Shqipëri dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut

Punëtori 18.04.2019

Sot ka nisur punimet seminari  dyditorë, “Hetimi dhe ndjekja penale e korrupsionit në Kosovë,  Shqipëri, dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”, pjesë e së cilit janë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe shoqërisë civile nga këto tri shtete.

Gjatë këtij seminarit do të prezantohen praktikat e hetimeve financiare të këtyre vendeve, hetimeve të rasteve komplekse të korrupsionit, çështja e sigurimit të bashkëpunimit efektiv dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet autoriteteve kompetente si dhe tema të tjera me qëllim të forcimit të kapaciteteve të institucioneve publike që hetojnë dhe ndjekin korrupsionin në nivelet e  zyrtarëve të lartë publikë në këto shtete.

Seminari është organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, Qendra ALTRI dhe Transparency International Macedonia në kuadër të Programit Rajonal MATRA për Sundim të Ligjit përkatësisht projektit “Forcimi i kapaciteteve për hetimin dhe ndjekjen e korrupsionit në Shqipëri, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovë”, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës.