Ekspertët diskutojnë me institucionet e drejtësisë për përmbajtjen e Kodit të Etikës së Prokurorëve

Takime 29.03.2018

Përfaqësues të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Disiplinor, kanë  diskutuar sot me ekipin prej tre prokurorëve holandez, që do të ofrojnë mbështetje profesionale në Grupin Punues për hartimin e Kodit të Etikës për Prokurorë.

Temë e diskutimit janë çështjet që duhet të adresohen në Kodin e ri të Etikës.

Ky takim realizohet si pjesë e projektit “Promovimi i Integritetit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë” i financuar nga Qeveria Holandeze dhe i zbatuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Qendra Holandeze për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) dhe Lëvizja FOL.