DnV do të publikojë Raportin përfundimtar të vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale 2017

Njoftime 15.02.2018

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”,  do të mbajë tryezë  diskutimi me rastin e publikimit të Raportit përfundimtar të vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale 2017.

Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi mbi të gjeturat dhe rekomandimet që dalin nga ky raport, procesin zgjedhor dhe hapjen e debatit për reformën zgjedhore të cilën duhet ta ndërmerr Kosova.

Tryeza mbahet nesër,  (e premte, 16 shkurt 2017), nga ora 10:00, në Hotel Sirius, Prishtinë.