Vazhdojnë problemet me çmimet jonormale, kritere favorizuese e investime kapitale të dëmshme për qytetarin

Afati:

Ndërsa i gjithë globi po përballet me pandeminë COVID-19, dhe varfëria sa shkon e thellohet, situata me prokurimin publik vazhdon të jetë alarmante edhe në vitin 2020. Hulumtimet dhe analizat kishin treguar se edhe në këtë kohë krize, Qeveria e Kosovës kishte paguar 8 euro maskat e deklaruara në doganë në vlerë prej 2.5 euro, apo deri në 174.9% më të larta duke mos respektuar dispozitat ligjore në fuqi. Institucionet vazhdonin të kishin planifikime të dobëta, kritere të përshtatura, favorizime të operatorëve ekonomik e menaxhime të dobëta të kontratave, e të gjitha këto jo vetëm që kishin rrezikuar buxhetin publik, por ato po bëheshin shkaktar edhe i rrezikimit të mirëqenies dhe shëndetit të qytetarëve.