Anëtarë të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës ofrojnë propozime për platformën e dialogut me Serbinë. Nevoja për ndryshimin e qasjes së Kosovës në këtë proces dialogu dhe për formulimin e një strategjie shtetërore mbi temat, formatin dhe epilogun e këtij procesi u konsiderua si tejet të rëndësishme për fazën e re të dialogut. Nevoja për një dialog të brendshëm me qytetarët e Kosovës dhe në veçanti me komunitetin serb në Kosovë u argumentua si e rëndësishme ndërsa u theksua që ky proces nuk duhet të prek shtetin qytetar dhe funksionimin unitar kushtetues të Kosovës.