Më 17 qershor, KDI dhe përfaqësues të mbi 100 organizatave të shoqërisë civile, organizuan “Marshin e Refuzimit” për të kundërshtuar Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike. Marshi parakaloi nëpër selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare. Përfaqësuesit e shoqërisë civile u penguan në mënyrë të dhunshme nga punonjës të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), para selisë së kësaj partie në Prishtinë, përkundër faktit se për këtë marsh ishin të informuara të gjitha institucionet relevante.
Shoqëria civile vendosi mesazhe të mesazheve të qarta në selitë e partive politike, përmes së cilave u kërkua refuzimi i projektligjit të amandamentuar nga grupi punues dhe deputetët, i cili shpenzon taksat e qytetarëve pa llogaridhënie, bën pazare politike me paratë publike, fsheh emrat e donatorëve të partive, prejardhjen e mjeteve financiare dhe ulë gjobat.