Më 19 qershor, KDI dhe organizatat tjera të shoqërisë civile që ishin anëtare në Grupin Këshillëdhënës të themeluar nga Komisioni Parlamentar Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, pezulluan pjesëmarrjen në këtë proces deri në tërheqjen e projektligjit për financim të subjekteve politike, duke konsideruar që projektligji për financimin e subjekteve politike nuk mund të shihet si pjesë e ndarë e reformës zgjedhore, si dhe që vet ligji njëjti rrezikon këtë proces. Ky veprim ishte përkrahur nga 100 OJQ.