Në fund të muajit korrik, Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Transfere kishte intensifikuar punën në miratimin e projektligjit për financimin e subjekteve politike. Ky komision, më 27 korrik kishte miratuar raportin me 35 amandamente të këtij projektligji, të cilat ishin përgjithësisht teknike. Ndërsa, më 4 gusht, projektligji ishte sjellë për votim në seancë, dhe si i tillë ishte miratuar më 64 vota ‘për’. Ligji i ri ka hyrë në fuqi më 5 shtator.