Me mbështetje të KDI-së dhe në bashkëpunim me Komisionin për Punë të Jashtme, në Kuvend është inicuar një praktikë e re e organizimit të takimeve të përbashkëta në mes të të gjitha Komisioneve parlamentare me qëllim rritjen e koordinimit dhe bashkërendimit në mes të komisioneve rreth rolit të tyre në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Pesë takimet e organizuara deri më tani, kanë rezultuar me rritje të mbikëqyrjes së marrëveshjeve, njoftim të shtuar të Komisioneve rreth këtij procesi si dhe rekomandime të përbashkëta të komisioneve. Duke konsideruar që kjo platformë synon rritjen e llogaridhënies, fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit si dhe rritjen e transparencës, KDI do të vazhdoj të ofroj asistencë në organizimin e takimeve në mes Komisioneve Parlamentare edhe në të ardhmen.