KDI ka mbajtur tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit”, një diskutim mes Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me përfaqësuesit e shoqërisë civile, medias dhe korit diplomatik në Kosovë. Lidhur me takimin e dialogut në Paris, kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë e bashkërendimit dhe gjithëpërfshirjes së spektrit kosovar në takim. Ai edhe publikisht ftoi dy partitë më të mëdha opozitare t’i bashkohen grupit përfaqësues në Paris, qoftë edhe vetëm në cilësinë e vëzhguesve.