Kryeministri Hoti përballë Platformës së shoqërisë civile për dialogun

Afati:

KDI në kuadër të “Platformës së shoqërisë civile për dialogun” ka mbajtur diskutim me Kryeministrin e Kosovës z. Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të medias. Pjesëmarrësit e pranishëm nga shoqëria civile në këtë tryezë, ngritën çështjen e transparencës në dialog, hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem,  Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Ujmanin, kishën ortodokse, mini-shengenin, dhe strategjinë e Kosovës në rast se nuk arrihet një marrëveshje finale me Serbinë. U theksua që mungesa e konsensusit politik në vend po vazhdon të shoqërojë procesin e dialogut me Serbinë ndërsa mungesa e transparencës mbetet problematikë e cila duhet adresuar.  Kryeministri Hoti u zotua për transparencë të plotë ndaj Kuvendit, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë dhe bëri thirrje publike për organizatat e shoqërisë civile për tu bërë pjesë e ekipeve të ekspertëve të Qeverisë mbi çështjen e dialogun.