KDI fillon serinë e sondazheve periodike të opinionin qytetarë rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi të cilat vejnë në pah perceptimet e qytetarëve nga të gjitha komunitetet në lidhje me çështjet më të rëndësishme në dialogun Kosovë-Serbi, ndikimin që luajnë marrëveshjet e dialogut në jetën e tyre të përditshme, perceptimin e tyre mbi nivelin e transparencës, kuptimin e tyre për procesin dhe pritjet e tyre në lidhje me rrjedhën e dialogut dhe rezultatin e tij. Një nga sondazhet e realizuara ka shpërfaqur faktin që qytetarët e Kosovës në shkallë të lartë, praktikisht janë të painformuar rreth marrëveshjeve të cilat janë arritur deri tani në kuadër të procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Në bazë të këtij sondazhi, në përgjithësi qytetarët presin të informohen më shumë në rradhë të parë nga Qeveria dhe më pas nga Kuvendi i Kosovës.