KDI lanson modulin elektronik Dialogu Kosovë – Serbi

Afati:

Për të pasqyruar sa më mirë aktivitetet rreth dialogut në Kuvend dhe marrëveshjet e dialogut, KDI ka shtuar modulin për Dialogun në platformën Vota Ime.org, ku pasqyrohen aktivitetet mbikëqyrëse të deputetëve rreth dialogut në seanca dhe Komisione të Kuvendit. Moduli përmban edhe rezolutat e miratuara nga ana e Kuvendit që nga fillimi i këtij procesi, tekstet e marrëveshjeve të dialogut, hulumtime të opinionit publik rreth dialogut, analiza të politikave rreth çështjeve të ndërlidhura me dialogun, si dhe infografika dhe fakte. Po ashtu, kjo platformë iu mundëson qytetarëve që të iu parashtrojnë pyetje deputetëve të Kuvendit rreth çështjeve të ndërlidhura me dialogun.