Humbje e parasë publike dhe mungesë e transparencës

Afati:

Edhe në vitin 2016, Qeveria e Kosovës, si në nivel qendror po ashtu edhe atë lokal ishte përballur me probleme të shumta. KDI gjatë hulumtimeve të veta kishte gjetur se AQP për produktin e njëjte me operatorin e njëjte kishte pranuar çmime deri në 250% më të larta në krahasim me kontratën paraprake, ndërsa në analizën e kontratave të Ministrisë së Infrastrukturës ishin evidentuar një numër parregullsish, evitimi i të cilave do të çonte në kursime të buxhetit për 1.9 milion Euro. Në vazhdim, hulumtimet dhe analizat kishin treguar edhe për një mungesë të madhe të transparencës institucionale. Duke parë keqpërdorimet e vazhdueshme në këtë aktivitet qeveritar, në qershor 2016 KDI kishte publikuar udhëzuesin për monitorimin e prokurimit publik, i cili do të ju ndihmonte shoqërisë dhe mediave të identifikonin rreziqet në këtë sektor, dhe të rrisnin kërkim llogaridhënien ndaj qeverisë se si po shpenzohej paraja e qytetarit.