Për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie të deputetëve të Kuvendit ndaj qytetarëve, KDI ka asistuar në mbajtjen e diskutimeve publike në mes të deputetëve dhe qytetarëve nga të gjitha komunitetet dhe rajonet e Kosovës, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Këto diskutime iu mundësojnë deputetëve që të ndajnë qëndrimet e tyre rreth procesit të dialogut por mbi të gjitha, nëpërmjet takimeve direkte, të njoftohen nga afër lidhur me perspektivën, kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve rreth këtij procesi. KDI do të vazhdojë të asistojë organizimin e diskutimeve të përbashkëta në mes deputetëve dhe qytetarëve duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe gjithpërfshirjes në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.